Sot protesta qytetare në orën 11.00 para kryeministrisë dhe në qytetet e vendit

Edhe sot në ora 11.00 është lajmëruar protesta e radhës para kryeministrisë si dhe në qendrat e qytetëve të vendit kundër rritjes së çmimeve të karburantëve dhe çmimeve të mallrave ushqimorë apo siç quhen mallra të shportës.

Ndërkohë kryeministri Rama ka shkuar në një takim me punonjës të një biznesi privat. Ai iu shpjegoi atyre se faktet janë fakte, pra se ai ka fakte se qeveria po ndihmon e punon.

“Në këtë situatë të befasishme të ndikuar nga një luftë që ndodhet më pak se 2 orë në vijë ajrore, po shikojmë pasoja tek rritja e çmimeve dhe prandaj kemi vendosur dje paketën e rezistencës sociale, ndër të cilat është masa për ta futur në fuqi menjëherë dhe jo në qershor siç ishte plani, heqjen e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë.
Keni dhe një të ardhur plus, bëhet fjalë për një 7%, që ndahet mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, rëndësi ka që të gjitha paratë që merrni do i çoni në shtëpi, pra nga 340-400. Ata që janë me pagë deri në 500 do paguajnë vetëm gjysmën e taksës. Përsëri është një lehtësim i konsiderueshëm.
Pagat minimale në Shqipëri janë 300 mijë lekë dhe mënjeherë nga ky muaj, nga muaji prill, paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale 320 mijë lekë dhe do ta rrisim çdo vit. Ambicia është që deri në fund të mandatit mos të ketë pagë nën 400 mijë lekë. Do të thotë rritje edhe e pagave tuaja. Kemi 56% të të punësuarve në Shqipëri që nuk paguajnë asnjë taksë, zero. kanë vetëm kontributet, por të cilat janë më të ulëtat në rajon, pasi në Europë nuk krahasohemi, pasi aty janë shumë të larta. I japim një lehtësi njerëzve në këtë kohë të vështirë. Nga ana tjetër do të thotë se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se sa kaq”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP