Sot votohet për kryetarin e ri të PD, natyrisht fiton Berisha

Ka nisur procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD, një garë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Në Fushë-Krujë, janë 800 anëtarë që do të votojnë pranë selisë së partisë. Ndërkohë, 1200 anëtarë të Krujës votojnë në dy qendra votimi, tek selia e partisë në Krujë dhe në një ambient të përshtatur për votimet në Thumanë.

Votimi ka nisur edhe në qarkun e Lezhës. Në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote që do përzgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike.

Në Lushnje pritet të votojnë 1825 anëtarë, ndërsa në Divjakë 820 anëtarënë këto dy qendra ka nisur tashmë votimi.

Në Berat votohet në selinë e PD Berat dhe se janë 2300 anëtarë. Ndërkohë në Kuçovë votohet në selinë e PD dhe janë 1500 anëtarë. Në Dimal votohet në selinë e PD dhe janë 870 anëtarë, ndërsa në Skrapar votohet sërish në selinë e partisë dhe janë 630 anëtarë. Sakaq, në Poliçan pritet të votojnë 930 anëtarë.

Votimi ka nisur edhe në qarkun Gjirokastër. Të gjithëanëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë̈me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme  anëtarësie. Në Gjirokastër pritet të votojnë 1200 anëtare, në Tepelenë 256 anëtarë, në Këlcyrë 570 anëtarë, në Përmet 470 anëtarë, në Memaliaj 300 anëtarë, duke shkuar në total në 2796 anëtarë

Korça ka një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë.

Pogradeci ka 2 qendra votimi në  zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 lista ndërsa aktivë janë 700.

Devoll, një qëndër votimi në zyrën e degës në qytet,numri i listës 2400 anëtare ndërsa aktivë janë rreth 1000.

Maliq, ka dy qëndra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës 2200 anëtarë ndërsa aktivë 1000.

Erseka, ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i anëtarëve është 700, ndërsa aktivë rreth 400./bw/

SHKARKO APP