SPAK, ku je?! Keni rastin të tregoni se nuk jeni të varur nga Rilindja

Ajo që po ndodh live në sytë e publikut, ku merret “vendim” nga këshilli bashkiak i Tiranës pa u zhvilluar mbledhja dhe duke falsifikuar gjithçka si dhe duke vjedhur një pronë publike, e ku po shkatërrojnë memorien artistike të një Kombi, duhej të kishte ndezur sirenat e alarmit për SPAK .

Një këshilltar bashkiak, Fabian Topallaj, kurajoz dhe i pakomprementuar, nxori emailet ku vërtetohet manipulimi dhe falsifikimi që po bëhet në dosjen e teatrit kombëtar. Mjaftonte vetëm kaq që SPAK-u të fillonte hetimin urgjent në një çështje të madhe e të hapur korrupsioni, por edhe si një dosje që mund të ndezë konfliktin civil në Tiranë, pasi kryeministri e ka ndarë mendjen për ta kryer aktin e krimit deri në fund.

SPAK-u nëse është vertet i pavarur siç na thotë ndonjë ambasador, pse nuk fillon hetimin, sekuestrimin e krejt provave para se të manipulohen etj?

Flitet për një megakorrupsion në disa qindra milionë euro, ndaj nëse hesht SPAK, mos na thoni më se kemi bërë drejtësi të pavarur!

 

SHKARKO APP