SPAK nis hetimet për përgjimet italiane dhe pastrimin e parave të mafies

Pas faktëve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se ka reaguar SPAK në Tiranë.

Eshtë regjistruar procedimi penal dhe ka filluar.

SPAK do thërrasë sigura të njohura të politikës dhe shtetit.

Mësohet se një ministër i rëndësishëm dhe një zyrtar i lartë hierarkinë e Ekzekutivit shqiptar do thirren për të dëshmuar, fillimisht.

Ministri është një njeri shumë i afërt i kryeministrit, që javët e fundit ishte pjesë e mishit të Nusretit.

Pjesë e hetimit penal nga SPAK do jetë sekuestrimi i gjithë dosjeve të tenderimeve të “Nikut” të përmendur në përgjime e antimafies italiane, lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit në tre vitet e fundit si dhe disa koncensione e PPP. Po kështu do merren nga kompanitë mobile telefonatat e “Nikut” me ministrin nën hetim.

SHKARKO APP