Spartak Ngjela: Erdhi Damian Smith! Kujdes të korruptuarit politikanë dhe qeveritarë!
Kryesore E Diel, 8 Gusht 2021 07:26
Nga Spartak Ngjela-
Erdhi më më fund eksperti i madh diplomatik që do drejtojë në distancë dhe do të mbështesë me forcën e politikës amerikane Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri.
Ai është Damian Smith. Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Suksesi antikorrupsioni dhe antikrim, mori më në fund trajtën e konkretes. Dhe këtë angazhim zoti Smith e shprehu hapur e drejtpërsëdrejti.
Në historinë e tiranëve ka një gjë të përbashkët, tek të gjithë: ata kanë frikë të tmershme nga ndëshkimi.
Po krimet që kanë bërë?
Ato, ata i dinë vlerë.
Por, Damian Smith tha në Tiranë se korrupsioni dhe krimi i pandashkuar deri tani, do të kalojë nën hetimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila filloi aktivitetin e vet profesional.
Duke marrë në analizë faktike, atë që tha ambasadorja Kim; dhe sidomos fjalimin e zëvendës ambasadorit Smith, arrijmë në konkluzionin se, marrja nën akuzë e Sali Berishës, nga BKH, duhet të jetë çështje ditësh.
Byroja Kombëtare e Hetimit është organ kushtetues në Shqipëri. Por, nëse ajo këto ditë fillon çështjen penale kundër Sali Berishës me akuzë për korrupsion, në bazë të ligjit, ai nuk mund të marrë dot mandatin e deputetit.
Të gjithë të korruptuarit e lartë, duhet të përgatiten për hetimin profesional që i pret.
Shqipëria në këtë moment ndodhet në prag të shkëputjes së saj nga mesjeta korruptive që i ka marrë frymën.
Dhe ky lajm, erdhi pikërisht pas llomotitjes “heroike” të Sali Berishës, me një monolog shterpë dhe pa përmbajtje as politike, e as juridike.
Gjithësesi, personi kompetent i politikës amerikane në Tiranë, iu përgjigj ashpër Berishës, por krijoi ndërkaq optimizëm te shqiptarët.
Saliu tha: ta dijë mirë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, se, këtu, jam unë.
Kurse Damian Smith, me shumë theks, i tha atij: këtu tani është BGH.
Kush është i dyshuar për korrupsion do kalojë nën hetim. Pandëshkueshmëria do të marrë fund.
Dhe kuptohet se edhe fabula Berisha po merr fund.
KOHA JONË SONDAZH