Spartak Ngjela: Lista e Ramës është turpëruese, më e mirë ishte lista e Enver Hoxhës
Kryesore E Martë, 9 Mars 2021 21:36
Avokat Spartak Ngjela në studion “Opinion” te Top Channel tha se lista e PS e firmosur nga Edi Rama mbetet lista më turpëruese për shoqerinë shqiptare, bile edhe Enver Hoxha kishte lista më të mira kandidatësh për deputet.
Ngjela shtoi se lista e Ramës është bërë për të mos patur kundërshtarë në PS, pas 25 prillit. Edi Rama, theksoi avokat Ngjela, nuk ka bërë zgjedhje as në PS e jo më të bëjë përzgjedhje kandidatësh për deputetë.
KOHA JONË SONDAZH

