Studentët në protestë këtë të hënë me 2 nëntor, duan rikthim në auditore

Studentët do të nisin protestat ditën e hënë, datë 2 nentor, kundër qeverisë.
Ata kërkojnë rikthimin në auditore, sepse kanë bërë të gjitha shpenzimet dhe tani nuk mund të qëndrojnë në shtëpi. Mësimi nëse nuk zhvillohet në klasa në fakultete, shprehen ata, nuk ka cilësi. Po të dojë kryeministri mund të zhvillohet mësimi në universitete, me turne dhe me distancim, deklarojnë studentët e protestës.

Rrjetet sociale të Këshillave Studentor bëjnë thirrjen për protestë nesër paradite para kryeministrisë. Ata kërkojnë që Universitetet dhe Qeveria të gjejnë zgjedhjet e duhura që mësimi të mos bëhet online, por në fakultete, natyrisht duke respektuar kushtet e pandemisë.

Mbetet të shikojmë nëse do ti lejojë policia të dalin para kryeministrisë.

 

SHKARKO APP