Stuhi dhe reshje të forta, paralajmërimi urgjent i IGJEUM
Ditët me diell do të ikin dhe do të vijë vrullshëm shiu. Nga kjo enjte meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten. Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Kryesisht Shkodra, Lezha, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do jenë zona me shtërngata të forta shiu.
Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14:00 reshjet do të përfshijnë fort edhe Tiranën. Reshjet do të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën pritet rikthim i ditëve me diell.
KOHA JONË SONDAZH

