E pandodhur/Avioni kërkon ulje emergjente, kokrra breshëri deri në 3 cm godasin avionin amerikan

Një fluturim i planifikuar nga West Palm Beach, Florida për në aeroportin LaGuardia të New York-ut u anulua dhe avioni u detyrua të bënte një ulje urgjente në aeroportin ndërkombëtar JFK për shkak të një stuhie të fuqishme të breshërit.

Avioni u gjend në mes të një stuhie breshëri drejt fazës përfundimtare të fluturimit. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se gurë breshëri të mëdhenj ranë mbi pjesën e përparme. Fatmirësisht, pavarësisht nga dëmtimet e raportuara, nuk pati asnjë pasojë për pasagjerët në bord dhe për ekuipazhin.

Bubullima pati në New Jersey dhe New York afër aeroporteve deri në mbrëmjen e së hënës . Në veçanti, “topat” e breshrit deri në 3 centimetra në diametër kanë rënë në Bergen County, New Jersey.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?