Sulmet e Ramës dhe kundërpërgjigja e Metës me Blushin

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta u është përgjigjur sot akuzave të Edi Ramës në kongres kundër kreut të shtetit. Në një reagim në Facebook, Blushi shprehet se Edi Rama nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e manifestimit, por të mobilizojë policët për të kapur tonelatat e drogës.

Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”,- shkruan Tedi Blushi në një postim në Facebook.

Gjatë fjalës së tij në kongres Edi Rama tha: “Ça mendoni se njerëzit po presin Besëlidhjen e dytë të Lezhës më datë 2 mars. Si mendoni, mendoni që njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi dhe drejtësisë që po jetojmë. Këta aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjë besëlidhjen e dytë të Lezhës, pa u lodhur duke shkuar në Lezhë por duke ndjenjur e duke thënë hajdeni këtu se ne jemi për ju. Nuk i shohin këto fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë dhe shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë, sepse nesër nga ne do të kërkohet shumë më tepër.  Me të drejtë. Kujt t’ia kërkojnë?!”.

 

SHKARKO APP