Surpriza, Maqedonia mund Gjermaninë 2 me 1 për eliminatoret e Botërorit 2022. Fiton edhe Shqipëria në San Marino
Gjermania e madhe është mundur sonte në Gjermani nga ekipi futbollit maqedonas me rezulatin 2 me 1. Kjo humbje e sposton ekipin gjerman në vendin e tretë në grupin J. Ndeshja ishte për eleminatorët për Botërorin 2022 në Katar.
Golin e parë e shënoi Pandev për maqedonasit në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë. Barazoi me penallti Gjermania me Gundogan (penallit e dyshimtë) dhe në minutën e 85-të shënon prapë Maqedonia me Elmas.
Pra Gjermani-Maqedoni përfundoi 1 me 2.
Humbja e Gjermanisë pasqyrohet në gjithë mediat botërore.
Kronika e ndeshjes San Marino-Shqiperi
Nuk ishte një ndeshje ku shkëlqen, përkundrazi vuajtën jo pak përballë San Marino, por në fund festa ishte e gjitha për kuqezinjtë. Shqipëria thyen pastër 0-2 në transfertë modestët e San Marino duke mbyllur këtë akt të parë në kualifikueset e Botërorit me dy fitore dhe një humbje, praktikisht ashtu siç ishte parashikuar fillimisht në letër. Në fraksionin e parë, të besuarit e Edy Reja vuajtën shumë, ishin konfuz në fushën e lojës duke goditur vetëm një herë kuadratin me Hysaj. Me fillimin e pjesës së dytë, tekniku italian hodhi menjëherë në fushën e lojës Uzunin dhe Roshin duke i dhënë ndeshjes një tjetër rrjedhë.
Në minutën e 63-të, Uzuni hodhi një kros perfekt në zonë aty ku Rej Manaj me kokë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Goli çlirojë ekipin ndërsa në minutën e 82-të ishin të pafat teksa Hysaj goditi shtyllën pingule.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 85-të ku një devijim i Uzunit solli dhe golin e dytë. Me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin I. Në sfida e tjera të këtij grupi, Anglia mposhti Poloninë me rezultatin 2-1 duke marrë të vetëm kreun me nëntë pikë të plota ndërsa Hungaria mposhti Andorra në transfertë me rezultatin 4-1.
KOHA JONË SONDAZH

