Jorida Tabaku pyet kryeprokurorin Çela: Kompani me bilanc zero po ndërtojnë kulla 200 milionë euro në Tiranë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e pranishme në seacën plenare, kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsjan Çela sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Ajo tha se ka kompani që marrin leje për kulla, por bilancin e kanë zero.

”Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, shifër e papërballueshme për sistemin bankar dhe për kompanitë. Në raportin e SPAK-ut thuhej se grupet kriminale po përdorin ndërtimet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 milionë euro, me zero bilanc. 

Të ngremë duart dhe të themi se ka raste të tilla, kjo nuk është e mjaftueshme, pastrimi i parasë ka ulur vlerën e euros. Pyetja ime ishte e sinqertë. A mund të krijojmë një qark të mbyllur dhe të mësojmë se nga vijnë paratë në Tiranë. Unë besoj se nuk mora përgjigjen për pyetjen që ngrita. Sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim”,-tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ka kulla apo godina të larta që nuk paguajnë me para në bankë, por me cash në dorë, sepse janë qindra milionë euro që vijnë nga droga e vepra të tjera kriminale. Dhe pasi ndërtojnë, duke mos deklaruar se nga vijnë paratë dhe duke bërë fatura fiktive me çmime qesharake, pra kur mbaron ndërtimi ata i hipotekojnë dhe shesin e kështu paratë e tyre konvertohen në të pastra!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?