Takimi Meta-Basha dhe xhelozia e PS

Ftesa e kreut të Parlamentit Ilir Meta për liderin e opozitës Lulzim Basha është pranuar nga selia blu. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të takohen të dielën ora 11.00. Burime zyrtare thanë se takimi mes tyre do të zhvillohet në hotel Rogner. Basha do të jetë i shoqëruar nga Oerd Bylykbashki, ndërsa Meta  do të ketë në krah drejtorin e kabinetit Sokol Dervishaj, pasi takimin e zhvillon si kryetar Kuvendi e jo si kryetar i LSI.

Takimi u kërkua nga Meta për të diskutuar hapat e mëtejshëm për reformën në drejtësi si dhe për të gjetur zgjidhjen. Ndërkohë nga Korça zv/kryeministri Peleshi manifestoi një xhelozi për takimin Meta-Basha.

Por e rëndësishmë mbetet që palët të gjejnë mirëkuptim dhe të votojnë reformën në unision, pasi kështu ka jetëgjatësi e garanci edhe për ndërkombëtarët. Dështimi i takimit Rama-Basha po sjell një takim Meta-Basha, ku mendohet se do të ketë një pikëzgjidhje, duke marrë parasysh se Meta është me fleksibël në marrëveshje. Por pa harruar se kreu i Kuvendit ka bërë tre vizita zyrtare brenda 6 muajve në SHBA dhe në vizitën e fundit para një jave foli me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Futja e Ilir Metës në zgjidhjen e krizës ka mundësi të shtojë inatin tek kupola socialiste, porse duket se po shkohet drejt një finale që brenda korrikut të votohet reforma, natyrisht duke lëshuar diçka sejcila palë politike. PS-ja duket se nuk do të tregohet shumë luajale edhe për hir të interesave të saj politike, porse edhe nisur nga inati se përse Meta futet në këtë histori, kur vetë dështuan. Meta ka forcën edhe të numrave që mbajnë në këmbë qeverinë e sikur një tullë të heqë LSI nuk dihet se ku bie ngrehina e selisë rozë. Ndaj nëse bien dakort Meta-Basha ka mundësi që debati të fillojë mes PS-LSI, ndonëse Meta i vë kushte aleatit që Reforma të miratohet, siç po presin SHBA dhe BE.

Megjithatë mbetet të presim se si do ta gjëjnë zgjidhjen sot Meta dhe Basha.

SHKARKO APP