Të gjithë kundër KÇK-së së Ramës

-Praktikisht ky vendim qeverie shkel kompetencat e SPAK-ut dhe BKH, duke vënë nën presion policor edhe këta që duhet të arrestojnë politikanët dhe qeveritarët e lartë. Nisma u publikua me djallëzi sapo doli ambasadorja amerikane nga zyra e kryeministrit, ndërkohë që ambasada amerikane dhe BE u shprehën se nuk kanë asnjë draft në tavolinë.

-Ligji i merr kompetencat gjithë institucioneve të tjera dhe ia kalon Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit. E thënë thjeshtë, nëse policia kërkon hetimin e një gjyqtari a prokurori ka të drejtë ta arrestojë pa marrë parasysh asnjë bazë tjetër ligjore. Praktikisht nuk kemi me sistem juridik me prokurori, gjykata dhe në fund policinë, por gjithë kompetencat i kalojnë Policisë së Shtetit duke e kthyer Republikën në shtet të Ministrisë së Brendshme.

Me një akt të thjeshtë normativ qeveria “Rama” ka ndryshuar 4 ligje bazë të shtetit duke vënë në pikëpyetje gjithë sistemin ligjor në Shqipëri. Konkretisht, dje Këshilli i Ministrave miratoi paketën e njohur me emrin “AntiKÇK”, me akt normativ, duke prekur ligjin Antimafia, ligjin e Policisë së Shtetit, ligjin për Statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, si dhe ligjin për Sekuestrimin e Pronave të Krimit. Qëllimi i kësaj nisme është, sipas qeverisë, që të luftojë krimin dhe korrupsionin. Por mënyra sesi janë bërë ndërhyrjet ligjore që në nisje janë në shkelje kushtetuese dhe cenojnë ndarjen e pushteteve. Procedura ligjore, ku me një akt normativ qeveria ndryshon ligjin për prokurorët që kërkon 84 vota në Parlament është skandaloze. Por problemi nuk është vetëm ky. Ligji i merr kompetencat gjithë institucioneve të tjera dhe ja kalon Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. E thënë thjeshtë, nëse policia kërkon hetimin e një gjyqtari ka të drejtë ta arrestojë pa marrë parasysh asnjë bazë tjetër ligjore. Praktikisht nuk kemi më sistem juridik me prokurori, gjykata dhe në fund policinë, por gjithë kompetencat i kalojnë Policisë së Shtetit duke e kthyer Republikën në shtet të Ministrisë së Brendshme.

Problemi tjetër, edhe më serioz, është ndërhyrja në reformën në drejtësi. Ligji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve u miratua 4 vjet më parë si pjesë e reformës në drejtësi. Qëllimi i tij ishte që njerëzve të drejtësisë t’u garantohet pavarësi nga ndërhyrjet e qeverisë dhe të mos ndalohen të hetojnë këto. Por çfarë ndodhë me aktin normativ të Edi Ramës? Prokurorët që kanë kaluar vetingun dhe gjyqtarët mund të hetohen dhe arrestohen nga Policia e Shtetit, duke u bazuar në paketën “AntiKÇK”. Rama thotë se ligji është vetëm për ata që s’kanë kaluar vettingun, por kush do e ndalojë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të hetojë dhe ata që kanë kaluar proceset e reformës në drejtësi? Kërcënim dhe shantazh më i pastër “ligjor” ndaj drejtësisë dhe reformës në drejtësi sesa paketa “AniKÇK” nuk ka pasur më parë. Projekti i propozuar nga Edi Rama vë në pikëpyetje dhe lirinë dhe të drejtat e njeriut. Në aktin normativ që nuk është bërë ende publik, qytetarët mund të arrestohen vetëm sepse policia ka dyshime për pasurinë e tyre apo vepra të krimit të organizuar. Parimisht duket në rregull, por shteti ka prokurori dhe gjykata të cilat në aktin normativ të Edi Ramës nuk ekzistojnë. Me këtë projekt, çdo vendim, çdo hapësirë juridike e prokurorisë dhe gjykatave vendoset nga Qeveria dhe Policia e Shtetit!

Mënyra sesi kjo nismë ligjore po prezantohet tregon dhe për një manipulim të madh që po bën Rilindja me ndërkombëtarët. Kryeministri Edi Rama takoi dje ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe tha se vizita e saj lidhej dhe me miratimin e kësaj pakete. Në deklaratë e Ambasadës së SHBA për takimin, termi KÇK dhe kjo nismë ligjore nuk përmendej fare. Në mbrëmje, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua akti normativ, agjencia investuese e lajmeve BIRN deklaroi se nga Ambasada e SHBA dhe BE nuk kanë dhënë asnjë miratim për këtë paketë ligjore. Madje, duke nxjerrë zbuluar strategjinë e Edi Ramës, ambasadat kanë deklaruar për BIRN se as nuk e kanë lexuar fare përmbajtjen ligjore “AntiKÇK”. Deklarata e ambasadave janë jo vetëm sfiduese për projektin e qeverisë, por edhe poshtëruese për një kryeministër që tentoi të përdorë ambasadoren e re të SHBA për të justifikuar kalimin e një pakete antiligjore.

Përveç ambasadave që janë distancuar nga projekti i marrë i qeverisë, dje shoqëria civile ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për projektin “Anti KÇK”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe 11 organizata të tjera që monitorojnë ligjet kanë dalë me një deklaratë masakruese ndaj nismës së qeverisë. Juristët që përfaqësojnë këto organizata thonë hapur se paketa ligjore është antikushtetuese, cënon të drejtat e njeriut dhe prek gjithë ligjet që sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit. Paketa ligjore ka sjellë reagime të forta dhe të juristëve dhe profesionistëve të së drejtës ligjore. Ish-ministri Ylli Manjani, e cilësoi dje këtë projekt si rënie të Republikës, kthim në një shtet policor dhe shkelmin e fundit ndaj reformës në drejtësi./Mili Xhani/

 

 

 

 

 

SHKARKO APP