Sot jepet vendimi i gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të PD. Kërcenon Gazmend Bardhi: Gjyqtari do futet në burg!
Në news24, Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD ka folur me tone kërcënuese ndaj gjyqtarit të gjykatës së Tiranës, i cili këtë te premte (datë 25 mars) do të japë vendimin për Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021 ose siç quhet Kuvendi i Berishës.
Gazmend Bardhi tha se “Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”.
Kjo ishte thënia e Gazmend Bardhit, e cila është presion i hapur ndaj një gjyqtari.
Menjëherë ka reaguar Komisioni i Rithemelimit të PD ku denoncon presionin e Gazmend Bardhit dhe e quan një vepër penale.
Ndërkohë këtë te premte (datë 25 mars) do të jepet vendimi për Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021, Kuvend që mori fitore në Bashkinë e Shkodrës dhe e spostoi PD-në e drejtuar nga Basha si parti të fundit.
Në të vertetë gjyqtari nesër nuk ka zgjedhje tjetër drejtësie, veçse të njohë Kuvendin e 11 dhjetorit si PD e vertetë.
Deklarata e Floriana Garos, Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit te PD
Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazment Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.
Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.
Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te padenje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjykatesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.
KOHA JONË SONDAZH

