Të rinjtë nga SHBA drejt Tiranës për 2 marsin. Meta: Shqiponjat kthehen në folenë e tyre!
Shqiptarët e diasporës janë organizuar për të marrë pjesë në manifestimin e 2 marsit. Qindra të rinj shqiptarë që jetojnë në SHBA kanë publikuar video të organizimit për tu nisur drejt Tiranë.
Një prej videove të të rinjve është e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” edhe Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit shprehet se “shqiponjat nga SHBA filluan të kthehen! Qindra të tjerë po vijnë për 2 marsin”.
Postimi i kreu të shtetit Ilir Meta:
“Shqiponjat nga SHBA filluan të kthehen! Qindra të tjerë po vijnë për 2 marsin! Shqiponjat kthehen në folenë e tyre! Mirësevinë për t’u bashkuar më ✌ mars me Pranverën Kuqezi! ?? PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin BashkohuEdheTi”.