Blushi: Propozimet e Tao Tao-s (Taulant Ballës) gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës në një reagim në rrjetin social Facebook ka reaguar me nota ironie pas miratimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe propozimeve të kreu të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ku shkruan: Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias. Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.

Zëdhënësi i Presidentit i quan propagandë deklaratat e Ballës dhe i sugjeron delegacionit shqiptar të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias për të ulur stresin.

“Reagimi i plotë i zëdhënësit Tedi Blushi:

Propozimet e Tao Tao-s (Taulant Ballës) gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.
Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.
I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.
Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.
Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes”

SHKARKO APP