Tedi Blushi i përgjigjet Lleshajt: Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë
Tedi Blushi, Këshilltari i Presidentit Ilir Meta i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ky i fundit reagoi me kundër-argumente për kthimin e dekretit për rishqyrtim ndryshimesh në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, me argumentin se favorizonte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës. Blushi, ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama deklaron në fushatë elektorale se punonjësit e policisë pas punë të dalin dhe të mbledhin vota për PS.
Postimi i plotë i Tedi Blushit;
Një kujtesë për z.Lleshaj!
Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë!