Tedi Blushi: Nuk presim reflektim nga një dhunues i Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi lidhur me deklaratat e sotme të kreut te KED-së, Ardian Dvorani.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.” thuhet në njoftimin shperndarë  mediave.

SHKARKO APP