Tedi Blushi: Presidenti Meta i drejtohet Venecias për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi njofton se kreu i shtetit Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit Tedi Blushi

Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

SHKARKO APP