Tedi Blushi: Skenar i Rilindjes për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi nga procesi i Vettingut.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Blushi shprehet se ky është një skenar për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”,- shkruan Blushi.

Kujtojmë që presidenti dekretoi emrin e Besnik Muçit pas përfundimit të verifikimit nga organet e Vettingut, të cilët e vlerësuan atë si gjyqtar korrekt. Pas dekretimit nga ana e kreut të shtetit verifikimi i tij nisi sërish duke sjellë dhe përjashtimin ditën e sotme.

Rikthimi i verifikimit pasi u dekretua dhe betua si anëtar i Kushtetueses lë hije dyshimi për skenarin e bllokimit të qëllimshëm të këtij institucioni.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.  Relatori i çështjes tha se trupi gjykues pasi u tërhoq për marrjen e vendimit, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, vendosi shkarkimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Besnik Muçi.

KPA nxori si problematikë mungesën e të ardhura për një apartament të deklaruar nga gjyqtari Muçi. Trupi Gjykues deklaron se Muçi ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë dhe të të afërmve. Më 16 tetor Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi si anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, zotin Besnik Muçi. Muçi, e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë ndërsa para se të kalonte në prokurorinë e Krimeve të Rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.

Në tetor të vitit 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konfirmuar në detyrë si Prokuror të Krimeve të Rënda, duke mos gjetur probleme në figurën dhe pasurinë e tij. më pas çështja e apelua.

Besnik Muçi

Besnik Muçi

Besnik Muçi

SHKARKO APP