“Tema” shkruan se Fevziu po përdoret politikisht për të sulmuar Metën

Rihapja e një historie të mbyllur nga drejtësia se gjoja ka elementë të rinjë kundër kreut të parlamentit tek emisioni “Opinion” i Fevziut ka sjellë një reagim redaksi0nal të TEMA të Mero Bazes. Ja se ç’shkruan Tema:

Përdorimi i emisionit “Opinion” për të rihapur një histori të konsumuar në vjeshtë me debatin CEZ- DIA, duket se ka ndodhur pas njoftimeve se nga një sms e re që po heton prokuroria” heton për një përpjekje të re për të tërhequr në këtë histori Ilir Metën. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se ka mbi një javë që ajo po heton një komunikim me sms nga njerëz të afërt të Ismailajt, që tentojnë të përfshihen në këtë histori.

Lajmi se prokuroria ka nisur të hetojë këtë çështje, duket se ka nxitur nevojën për të rihapur një debat të vjetër, dhe të fokusuar tek raportet Meta – Ismailaj. Shfaqja në emisionin “Opinion” në mënyrë selektive e një dosje po ashtu selektive hetimore, është jashtë cdo standarti profesional, pasi ajo nuk ishte temë e emisionit dhe ishte po ashtu e ballafaqueshme nga pikëpamja profesionale. E vetmja gjë e qartë aty ishte se emisioni po përdorej për një sulm politik, për t’i dalë përpara përfundimeve që mund të arrihen pas hetimit që ka nisur prokuroria për ndonjë sms të re të javëve të fundit, që është dorëzuar si provë në prokurori.

Nga ana tjetër, kjo histori, e cila duket se nuk po ngjit shumë në opinionin publik, për shkak të stërpërsëritjes së saj, ka dhe anët e saj banale, që nga nevoja për ndonëj azil politik të personave që janë përfshirë, e deri tek tentativa për të bërë përpjekjen e fundit për konspiracion dhe diversion politik brenda shumicës, në prag të reformës për drejtësi.

TemA

SHKARKO APP