Tensione në Mal të Zi! Gjukanoviç kërcënon kryeministrin Abazoviç: Rrëzojmë qeverinë nëse…

Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç “kërcënon” kryeministrin Dritan Abazoviç se do të nisë procedurat për rrëzimin e qeverisë së tij në firmosot marrëveshja themelore me Kishën Ortodokse serbe.

Gjukanoviç tha se marrëveshja falsifikon historinë e Malit të Zi.

Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, tha ai.

Qeveria malazeze ka miratuar në fund të javës së parë të korrikut Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

SHKARKO APP