Tërmet i fortë në Shqipëri. Dëmtohen 67 shtëpi në Dibër (FOTO-VIDEO)
Një tërmet i fortë ka lëkundur Shqipërinë, rreth orës 17:38. Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë dhe në disa rrethe.
Sipas Qendrës Europianë të Tërmeteve, llogaritet se lëkundjet kanë qenë 5.1 ballë të Shkallës Rihter. Po sipas Qendrës Sizmologjike në Shqipëri tërmeti ka qenë i shkallës 5.1 rihter. Epiqendra e tij ishte në Bulqizë, në afërsi të fshatit Klos, 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në vendet e rajonit, në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi.
Si pasojë e lëkundjeve raportohet për dëme materiale në fshatra të ndryshëm në Dibrës. Ndërkohë në Valbonë raportohet për shkëputje të shkëmbinjve nga mali në aksin Valbonë-Bajram Curri.
Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri. Katër shqiptarë të Kosovës u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover. Valbonë, mjeti u godit në pjesën e bagazhit, dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuarn menëjherë në Kosovë.
Tërmeti, Ministria: Janë dëmtuar mbi 60 banesa në qarkun e Dibrës
Më shumë se 60 banesa janë dëmtuar nga tërmeti që ra pasditen e sotme. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tërmeti ra në fshatin Vinjoll të Matit, me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Për pasojë, 12 banesa janë dëmtuar në bashkinë Klos, kryesisht çarje muresh dhe dëmtime tavanesh. 8 banesa të tjera në Bashkine Mat.
Sipas Ministrisë, 47 banesa janë dëmtuar në Bashkinë Bulqizë, kryesisht çarje muresh.
“Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit”, thuhet në njoftim.
VIDEO/Dëmet nga tërmeti
Tjetër tërmet në Kukës, 3.2 ballë
Pas tërmetit të fortë në orën 17:38, një tjetër tërmet ka rënë rreth orës 18:44. Këtë herë lëkundjet kanë qenë më të lehta. Sipas të dhënave zyrtare lëkundjet kanë janë 3.5 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit të dytë ka qenë në Kukës, 37 kilometra nga Tirana.
931 tërmete për një muaj
Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik. Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit.
Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.
Pra, vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.
Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.