Sot votimet për të përzgjedhur kandidatin demokrat të Berishës për 6 bashkitë

PS ka caktuar kandidatët për kryebashkiak në të 6 bashkitë e vendit, ndërsa PD-ja e Berishës ka gjetur një mënyrë tjetër më demokratike, ajo sot ka thirrur anëtarsinë demokrate që të përzgjedhin emrin fitues që do të konkurojë më pas përballë kandidatit të qeverisë.

Ndërkohë edhe PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka vendosur emrat dhe pritet ti bëjë zyrtare kur ti dorëzpjë në KQZ.

Në Shkodër mendohet se do të jetë përplasja e madhe mes tre palëve; Ramës, Berishës dhe Bashë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush merr bashkinë Shkodër do të jetë në lojën e madhe politike të vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç njoftohet nga korrespodenti i KOHA JONE në qytetin verior ka radhë të gjatë për të votuar kandidatin e Berishës në Shkodër.

Kandidatët në Shkodër:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 .Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

6.Irma Musa Kopliku Alushi,  pedagoge matematike.

Sqarojmë se KQZ dhe gjykata kanë njohur si kryetar të PD, Lulzim Bashën, ndërsa Berisha do të vendosë si kandidatë të pavarur.

Kurse në bashkitë e tjera që do të votohet me 6 mars janë këto kandidatë:

DIBËR:

1. Behar Baudin Dema, ekonomist

2. Dafina Bajram Muda, psikologe

3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat

3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË:

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

VORË:

1. Luan Gani Beta, Inxhinier

2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

 

Nga votimi sot në Shkodër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?