Themeluesi i PS thotë se shembja e Teatrit ishte akt cubash. Presidenti Meta: Akt i programuar shkombëtarizues

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa ka shpërndarë në facebook, një analizë të themeluesit të PS-së, Sherif Bundo i cili thotë se shembja e Teatrit Kombëtar është akt cubash, për kreun e shtetit është një akt i programuar shkombëtarizues.

I dashur Profesor Bundo, Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES”,-shkruan Meta në facebook.

SHKARKO APP