Ambasadori gjerman: E vështirë për t’u kuptuar sjellja e qeverisë

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai deklaron se shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar është e vështirë për t’u kuptuar.

Ai u bën thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.

?? | Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:
Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?