“Tigri” Arben Ahmetaj në mencë mishi!

Nga Ylli Dylgjeri-
Tashmë është e njohur nga të gjithë se si ishte darka e ministrave të Ramës në Dubai te Nasreti, ku një pjatë mishi kushton 1 mijë euro. Ajo video pak sekondshe shkaktoi tërmet në rrjetet sociale, aqsa e detyroi kryeministrin të angazhonte krejt shpurën mediatike të fliste sikur ishin të ftuar. Por e verteta mbetet se asnjë nga arabët nuk ishte në tavolinë. Kur të ftojnë, ftuesi ndodhet në tavolinë.
Ndaj për ta zhvlerësuar këtë skandal, kur Shqipëria përmbytej e këta darkonin në mijëra euro, doli ministri Arben Ahmetaj, ose siç quhet “tigri”.
Ministri Arben Ahmetaj i pyetur për restorantin me të shtrenjtë në Dubai kur po darkonte me ministra, nënkryetarë bashkie, oligarkë, zëdhënës qeverie tha duke qeshur se “ndamë bukën, ishim në mencë mishi…”.
Pika që s’të bije o Ministër!
Do të na gënjesh me mencë mishi dhe ndarje buke në Dubai!?
Mence mishi me 1000 euro bifteku! Apo kur një shishe verë kushton mbi 1500 euro.
Me kë flet ti zoti ministër?!
Ku hyn ti me gjithë pasuri që zotëron në menca mishi e me ndarje buke? Pse në vaki ishit ju atje?
Imagjinoni “tigrin” ministër që na paska marrë një mish sa për respekt të arabit!
Ai këtu po shqyen buxhetin e shtetit, ai po ndan qindra milionë oligarkëve, ai është makina llogaritëse e kryeministrit
Ku ka vajt gjëndja e mediave tona sa kur përgjigjet ministri se “isha në mensë” nuk ia nxjerrin pasuritë dhe çka bërë ai, natyrisht me Ramën. Pa shefin e tij kryeministër, “tigrit” i bien dhëmbët, siç do t’ja shkulin pas 25 prillit atij dhe kryeministrit.
Edhe 84 ditë mbeten deri me 25 prill!

SHKARKO APP