Trajneri kombëtares shqiptare: “Air Albania”-stadiumi i bukur, por fusha e keqe!

Stadiumi kombëtare i futbollit “Air Albania” u ndërtua me shumë shpenzime dhe shpejt e shpejt për interesa momentale elektorale për kryeministrin. I bukur nga jashtë, por fusha ka probleme. Por futbolli luhet në fushë e jo në shkallët e stadiumit apo kafenetë rrotull stadiumit.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas triumfit në shtëpi ndaj Kazakistanit.
Në prononcimin e tij, veç të tjerash, tekniku italian, shprehu rezerva për terrenin e “Air Albania”-s, ku sipas tij nuk është i përshtatshëm dhe se lojtarët kanë shprehur ankesa.

”Patën një 5 minutësh të fortë. Mu duk sikur e nisëm në gjumë ndeshjen. Më pas bëmë 20 minuta të mira por pësuam një gol të çuditshëm që na kushtëzoi. Ata ishin më të fortë fizikisht.
Në mesfushë nuk po arrinim t’i përmbanim në disa raste. Diferencat në goditje dënimi e standarde e të tjera ata kishin më shumë centimetra se ne. Gjithsesi patëm disa raste, me Hysajn, uzunin, mund të kishim shënuar e të krijonim një diferencë.
Kur fitojmë jemi të lumtur patjetër, por nuk jam plotësisht i kënaqur. E them sepse e di që kjo skuadër mund të bëjë shumë më shumë, ka kapacitete të mëdha.
Nuk e di çfarë ndodh në këtë stadium që s’bëjmë paraqitje të mira, kemi bërë mirë në Elbasan, kurse këtu nuk bëjmë paraqitje të bukura.
Fusha ka pak probleme, stadiumi është i bukur. ”- tha Reja.

Kur luhet futboll disa pjesë të fushës, dheu, hiqet nga fusha e fluturon sikur është top futbolli! Edhe ndeshja me Francën fusha la shumë për të dëshiruar, aqsa shkallet dukeshin bukur, por fusha ishte jashtëm standartëve europiane të futbollit. Po kështu çdo ndeshje dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë rregullimi, derisa trajneri kombëtares thekson se fusha lë për të dëshiruar.

SHKARKO APP