Tritan Shehu: Bolton i hoqi “petët” konspiracionit anti-shqiptar

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-keshilltarit të Trump, Bolton i cili u shpreh me emra për dy politikanët që kishin kërkuar shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Shehu është shprehur se Bolton i hoqi “petet” konspiracionit antishqiptar.

Postimi i plotë i ish-ministrit Tritan Shehu:

Bolton i hoqi “petët” konspiracionit anti-shqiptar! Megjithëse deklarata e mbrëmshme e Boltonit për autorët e vërtetë të teorisë së Shkëmbimit të Territoreve, alias “Serbia e Madhe”, nuk ishte e para e tij mbas asaj në Kiev, ai mbrëmë i dha “colpo di grazia” instrumentalizimit gjoja amerikan të atij konspiracioni.
Ai jo vetëm përforcoi çfarë Grenell tha për mos qënien e SHBA autore të atij plani të rrezikshëm jo vetëm për shqiptarët por dhe për Rajonin apo dhe kundërshtinë e tyre, por zbuloi të vërtetën e rëndë për disa shqipfolës si Thaçi &Co, qënien e tyre si tellallet e Vuçiç.
I njëjti mekanizëm ky që u përdor edhe për Shengenin Ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”, përsëri kjo me autor Vuçiç dhe “promovues” Ramën, si pjesë e të njëjtit skenar të rrezikshëm, të sponsorizuar edhe nga interesa të tjera të një aleance lindore për të mbajtur Rajonin larg Perëndimit.
Në mënyrë absurde autorët serb e tellallet shqipfolës u përpoqën të krijojnë iluzionin e “përplasjeve” të forta SHBA-BE, të fusnin “pyka” midis Kosovës e Perendimit duke përdorur edhe “padinë” e fundit si “komardare” shpëtimi për atë projekt, kur në fakt ajo që rezulton deri tashti është “djegia” në dorë si e shkëmbimit të Territoreve ashtu dhe e aneksit të saj, “Shengenit” ballkanik.
Të presim për më tej….

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?