Trump: Nëse numërimi bëhet i ligjshëm, fitoj lehtësisht
Edhe pse Twitter vijon t’I bllokojë postimet e tij, presidenti amerikan Donald Trump vijon me reagimet e tij lidhur me procesin e numërimit që vijon ende.
Sipas kandidatit republikan, nëse numërimi do të ishte I ligjshëm, fitorja për të do ishte shumë e lehtë.
Donald Trump: “Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet! Nëse numërohen votat e paligjshme dhe votat me vonesë, ata mund t’i vjedhin zgjedhjet”.
Presidenti Donald Trump ndërmorri më herët hapin e parë që mund të çojë në një betejë të zgjatur ligjore.
Në tre shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Georgia, Michigan dhe Pensylvania, zyrtarët e fushatës elektorale të zotit Trump paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.
Synimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Presidenti Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.