Turqia reagon për 12 miljet e Greqisë: Zgjerimi u bë vetëm në detin Jon, nuk preket Egjeu

Zgjerimi i territorit detar me 12 milje që u miratua në parlamentin grek natën e të mërkurës, nuk është kaluar në heshtje në Turqi.

Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme turke i bëri thirrje Greqisë që të mos e zgjerojë territorin detar në mënyrë të njëanshme edhe në detin Egje.

“Zgjerimi i territorit detar në Jon nuk prek në asnjë mënyrë Egjeun. Turqia ka të drejta jetike dhe interesa në detin Egje, ku ekzistojnë rrethana gjeografike të veçanta. Pozicioni i Turqisë për ujërat territoriale të detit Egje është që zgjerimi nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë që kufizon lirinë e lundrimit e po ashtu edhe daljen në det të hapur të Turqisë dhe vendeve të treta, siç është e qartë për të gjitha palët”,– thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme turke.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë tensionuar për shkak të kërkimeve për hidrokarbure gjatë vitit të kaluar që sonda turke Oruç Reis bëri në territoret detare të Mesdheut Lindor, të pretenduara nga të dyja palët.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ia fali detin shqiptar, Greqisë. Pala turke vringëllin armët ndaj Greqisë se synon ti prekë detin, kurse Tirana zyrtare bën tradhti kombëtare.

SHKARKO APP