“Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut”, Meta mesazh për “kuislingët”: Na këndojnë pushkët nëpër kulla

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot dy figura të njohura të krahinës së Dibrës së Madhe me kontribut të veçantë në Rilindjen Kombëtare. Gjatë vizitës në Dibër të Madhe, kreu i shtetit vendosi kurora me lule në memorialin e Said Najdenit dhe Josif Bagerit.

Në një mesazh në facebook, Presidenti shprehet se shqiptarët kanë qenë gjithmonë krah për krah për çështjen kombëtare, pavarësisht ideve, krahinave dhe besimeve fetare.

Pa dallim feje, krahine dhe ideje, shqiptarët përherë kanë qenë krah për krah, në mbrojtje të çështjes kombëtare, sa herë ajo është ndjerë e rrezikuar.

Shembuj të përkryer mbeten dy dibranë të mëdhenj, atdhetarë të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Said Najdeni dhe Josif Bageri.

Nderim përjetë veprës së tyre të paharruar në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar dhe europian, model frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve në Dibër të Madhe, Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku jetojnë”,- deklaron kreu i shtetit.

SHKARKO APP