Vaksina me racion dhe propogandë me shumicë

Kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se “10 750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së 3 të janarit nddërsa 30 250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt.”

Me anë të një deklarate për mediat, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Shqipëri 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.

Më tej Rama ka shtuar se 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit.

Rama: Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Pfizer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave nga Pfizer. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit.” ka thënë Rama ndër të tjera.

Por të gjitha vaksinat do bëhen në stadiumin “Air Albania” tamam si një kortezh vetëm që propoganda e Rilindjes të jap fasadën e jo se kushtet se si do kryhet vaksinimi.

Gjithçka po bëhet në funksion të zgjedhjeve për të shtuar ndonjë votë. Ndërkohë Shqipëria duhej ti kishte filluar vaksinat që në ditët e para të Janarit. Por edhe kaq vaksina sa janë premtuar, sipas kryeministrit, diku te 500 mijë nuk dihet se kur mbërrijnë.

SHKARKO APP