Vaksinat në Britani mbi bazën e moshës dhe jo profesionit, siç po ndodh në Shqipëri
Kryesore E Shtunë, 13 Mars 2021 17:41
Nga Ben Manaj, Londër-
Britania nuk e aplikoi vaksinimin mbi bazën e profesionëve, por vetëm me kriterin e moshës duke filluar nga me të moshuarit mbi 80 vjeç e duke zbritur poshtë tek 50 vjeçarët dhe 16-60 vjeçarët me sëmundje të rënda dhe tejet të rrezikuar!
Më e ndershme nuk bëhet, pasi janë grupmoshat më të rrezikuara nga Covidi nëse preken dhe shifrat e vertetojnë atë!
Në Shqipëri po merren me profesionet e tjera përveç mjekëve që ashtu si edhe në Britani janë vaksinuar të parët me shumë të drejtë.
Kriteri i moshes është më i ndershmi, të tjerat janë “se kështu dua unë të bëhen!”
Më vjen me keq me pensionistët që sikur po i kap karma, pasi për nga votat e tyre politika do duhej të trembej me shumë, por duket se i kanë lenë në fatin e tyre të cilët masivisht luajnë domino ose rulet ruse me jeten e tyre! Shqip kësaj i thonë sipas kokës dhe festen!
Nuk dua komente nga ata që për altruizem janë gati të mos vaksinohen pasi atë punë e di Partia!
KOHA JONË SONDAZH