Vangjel Tavo: Të largojmë sektin e Rilindjes

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo shprehet se në 7 vite qeverisje, kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim. Duke renditur disa nga premtimet që nuk janë realizuar, Tavo shprehet se shqiptarët kanë mision largimin e sektit të rilindjes.

”Premtoi 300 mijë vende të reja pune. Në 7 vite qeverisje nuk hapi as edhe 1 vend të ri pune. Përkundrazi, papunësia u rrit në ekstrem. Tani, pak muaj përpara zgjedhjeve qeveria hap 4 mijë vende pune provizore. 1 mijë mësues shtesë dhe 3 mijë në bashki me kontrata të përkohshme. Me qëllimin për t’i përdorur vetëm për datën e zgjedhjeve. Rilindja vazhdon e mashtron shqiptarët ndaj edhe do largohet përgjithmonë. Thuaji JO këtij sekti mashtrimi dhe korruptiv”,- shprehet Vangjel Tavo në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/888792074574284/posts/3318331998286934/?vh=e&extid=0&d=n

SHKARKO APP