Vangjush Dako zgjohet dhe del në arenën e Durrësit
Ish-kryebashkiaku durrsak Vangjush Dako ka dalë nga gjumi dimëror dhe u fut në arenën e fushatës elektorale në qytetin bregdetar. Kishte kohë që Dako nuk dukej dhe as nuk fliste. Jetonte në ditët e tij të mos daljes në publik që prej ditës kur SHBA e futi te lista nongrata.
Ashtu si i përgjumur dhe pa zhurmë Vangjush Dako ka prishur gardhin e PS-së duke hyrë në fushë, aty ku e ndjen veten si “Maradona” dikur me topin. Dako e njeh mirë fushatën elektorale dhe aty ka sukses.
Dako nuk del në “amfiteatrin e vjetër duke luftuar, ai preferon takimet pa shumë dritë.
Sipas burimeve, takimi ku duket në fotografi është zhvilluar të shtunën në njësinë administrative numër 6. Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.
Futja e Dakos në lojën e 6 marsit tregon se PS-ja nuk ndihet mirë, ndonëse ka një PD të ndarë e të copëtuar. Por prapë nuk i dihet popullit të Durrësit, sepse ashtu pa zhurmë porse durrsakët ta pshtjellin topin në rrjetë si dikur Ballgjini.
Vangjush Dako nuk di të flasë bukur, por di të mbushë koshin me vota për kandidatin e tij. Ndaj ka filluar me çanta votash derisa të shkojë puna te thasët e ditëve të fundit.
Natyrisht flasim për vota!
KOHA JONË SONDAZH

