Vasili: Ambasadorë, ja ku e keni korrupsionin. Falsifikim mafioz për Teatrin Kombëtar
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, i ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në vendin tonë, që të shohin skandalin e të reagojnë për Teatrin Kombëtar. ”Ambasadorë po vidhet prona publike në mes të Tiranës! Ambasadorë po falsifikohen hapur dokumentat shtetërore! Ambasadorë po shkelet dhunshëm Kushtetuta! Ambasadorë keni folur sa keni dashur dhe për çdo gjë! Ambasadorë, Shqipërinë po e ha të gjallë Narkoshteti Rilindas dhe korrupsioni pandemik”.
Postimi i plotë
Ambasadorë flisni sot, nesër nuk do t’ju dëgjojē më askush! Ambasadorë ja ku e keni korrupsionin sa një mal, falsifikimin mafioz dhe dhunimin kriminal të ligjit nga qeveria e bashkia rilindase. Ambasadorë kjo është Drejtësia e Re që duartrokisni përditë? Ambasadorë kjo është drejtësia e re, që mbron falsifikatorët dhe mashtruesit e qeverisë e të bashkisë rilindase?
Ambasadorë po vidhet prona publike në mes të Tiranës! Ambasadorë po falsifikohen hapur dokumentat shtetërore! Ambasadorë po shkelet dhunshëm Kushtetuta! Ambasadorë keni folur sa keni dashur dhe për çdo gjë! Ambasadorë, Shqipërinë po e ha të gjallë Narkoshteti Rilindas dhe korrupsioni pandemik!
Ambasadorë, shqiptarët për këto presin t’ju dëgjojnë që të flisni! Ambasadorë flisni sot, se nesër nuk do t’ju dëgjojë e besojë më askush!