Vasili: Cili është roli i Edi Ramës në projektin shtetëror të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës?
Nga Petrit Vasili
Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjës së Kosovës!
Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshëm edhe ligjor edhe moral që të bëjë publik rolin e tij konkret si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Serbisë
Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve duke thënë:
“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”.
Ndërsa presidenti i Serbisë ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Ramës se:
“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.
Tashmë është e qartë se gjithçka, që Rama bën e thotë janë pjesë e një strategjie të mirëmenduar e të mirëfinancuar në Serbi, ku ai ka rolin e tij te mirëpërcaktuar.
Ndaj është vendi që të radhisim një seri qëndrimesh e veprimesh që flasin vetë:
Dorëzimi pa kushte i Edi Ramës duke u bërë pjesë aktive në projektin për asgjësimin anashkalimin dhe mënjanimin e njohjes së Kosovës si moment kyç e parimor duke përdorur si instrument Minishengenin.
Pranimin nga Edi Rama të mohimit prej Serbisë te Masakrës së Reçakut dhe të genocidit në tërësi si një moment kritik i cili vuri në levizje SHBA-në dhe Anglinë në lëvizje për të filluar ofensiven ndaj Serbisë dhe që solli pavarsinë e Kosovës.
Mosreagimi nga Edi Rama përballë lobimit të egër të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve të bëra më parë të saj.
Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve të Kosovës si projekti më i zi kundër saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme në favor të këtij projekti.
Vendosja nga Edi Rama e taksës së Rrugës së Kombit si një politikë dhe pengesë konkrete për Kosovën si në planin ekonomik, por edhe më gjerë për ta shndërruar Shqipërinë nga partner prioritar në një vend obstruktiv e thellësisht pengues për Kosovën.
Qëndrimi abuzivisht aktiv i Edi Ramës kundër Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë, ndërkohë që Serbia ushtronte dhe ushtron një veprim mbarështetëror armiqësor ndaj Kosovës.
Mbajtja nga Edi Rama e një qëndrimi publik denigrues, fyes dhe thellësisht stigmatizues ndaj Kosovës dhe liderëve të saj.
Institucionet e Sigurisë Kombëtare në Shqipëri duhet të zbardhin e hetojnë menjëherë rolin e Kryeministrit Rama në të gjithë këtë çështje të rëndë dhe të përmasave tepër të mëdha.
Demostrimet qesharake të orkestruara të Edi Ramës në Beograd, në konferenca shtypi butaforike dhe pa asnjë vlerë gjoja pro Kosovës, të cilat i kanë sjellë vetëm dëm si dhe butaforia e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive shqiptare dhe kosovare kanë shërbyer thjesht si alibi të rreme për të bërë gjoja të besueshëm rolin e Edi Ramës në funksion të projektit shtetëror serb kundër Kosovës dhe Shqiperisë.
Sot ky rol i Edi Ramës duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale të Sigurisë Kombëtare, por edhe të drejtesise, pasi Shqipëria dhe Kosova janë përballë një rreziku madhor për shkak të një strategjie të tillë thellësisht antikombëtare ku roli Esadist e tradhtar i Edi Ramës është një nga instrumentet shumë të rëndësishme të saj.