Vasili: Mobilizim, çdo votë të lexohet siç është hedhur. Deri tani janë numëruar kutitë ku PS ka avantazh
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp nga selia, tha se duhet mobilizim dhe se çdo votë duhet lexuar siç është. Vasili u shpreh se deri tanë janë numëruar vetëm kutittë e votimit ku Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona, ndërsa kutitë e tjera që janë për t’u numëruar kanë të bëjën kryesisht me opozitën dhe LSI-në.
”Çdo votë duhet numëruar ashtu sikurse është hedhur dhe ashtu siç është vullneti i qytetarëve. Ndaj mobilizim. Është përpara një punë shumë e madhe, e cila vetëm sa ka filluar. Inkurajim të plotë, solidaritet njëri-tjetrit për të qenë të freskët, sepse kuptohet është një proces që kërkon edhe energji, por të gjithë së bashku do ta çojmë deri në fund, duke numëruar edhe votën e fundit, dhe sigurisht duke lexuar edhe të gjithë atë vullnet të zgjedhësve tanë, i cili ndodhet në kutitë e votimit dhe që pret të trajtohet me korrektesë dhe në respekt të plotë të ligjit”,-tha më tej Vasili.
Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë, mirëmëngjesi të gjithëve. Siç e dini vazhdon procesi i numërimit, një proces, i cili akoma ka një punë shumë të madhe përpara, pasi mungojnë për tu numëruar mbi 75 për qind e qendrave të votimit anembanë vendit, kështu që misioni kryesor, detyra kryesore është i komisionerëve dhe në mënyrë të veçantë numëruesve.
Numëruesit kanë një rol të jashtëzakonshëm, pasi çdo votë është e pazëvendësueshme, është e ditur dhe e njohur dhe e bërë publike që janë numëruar kryesisht vota në të cilat Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona ku janë numëruar, dhe detyra në mënyrë të veçantë numëruesve bëhet akoma më me përgjegjësi të lartë, pasi pjesa dërrmuese e kutive të votimit, që janë disa mijëra anembanë vendit, kanë të bëjnë kryesisht me ato zona, të cilat kanë një mbështetje të gjerë e të rëndësishme të LSI-së, por edhe të opozitës në tërësi, ndaj duhet mobilizim, çdo gjë është në proces, çdo gjë vazhdon, çdo gjë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Pra, çdo votë duhet numëruar ashtu sikurse është hedhur dhe ashtu siç është vullneti i qytetarëve. Ndaj mobilizim. Është përpara një punë shumë e madhe, e cila vetëm sa ka filluar. Kështu që, inkurajim të plotë, solidaritet njëri – tjetrit për të qenë të freskët, sepse kuptohet është një proces që kërkon edhe energji, por të gjithë së bashku do ta çojmë deri në fund, duke numëruar edhe votën e fundit, dhe sigurisht duke lexuar edhe të gjithë atë vullnet të zgjedhësve tanë, i cili ndodhet në kutitë e votimit dhe që pret të trajtohet me korrektesë dhe në respekt të plotë të ligjit.
Prandaj, forca të gjithë numëruesve, lodhja vërtet nganjëherë bën të vetën, por aty janë edhe ekipet e tjera, të cilët freskojnë njëri-tjetrin dhe çdo gjë të eci në rrugën e duhur. Punë të mbarë të gjithë numëruesve tanë kudo që janë dhe mbështetje të plotë atyre për punën, sakrificën, njëkohësisht edhe për atë rezultat që është shumë i rëndësishëm për të sotmen, por edhe për ditët që do të vijnë, ashtu sikurse do ta shikojnë edhe vetë. Prandaj, forca të gjithë numëruesve dhe administratorëve të procesit, në mënyrë të veçantë atyre që janë të LSI-së, por edhe të opozitës në tërësi. Ju faleminderit të gjithëve!