Vasili publikon dokumentat: Edi Rama i mbërthyer për gryke, gënjen prapë për 15 kushtet

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Edi Rama tashmë është i zënë për gryke nga Parlamenti Europian, ndaj gënjen për 15 kushtet e Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Reagimi i Vasilit në Facebook dhe dokumenti i BE për 15 kushtet

Edi Rama i mbërthyer për gryke, gënjen prapë për 15 kushtet!(DOKUMENTI).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja si gënjeu prapë gënjeshtari pa shërim Rama dhe tha sot:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?

E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE”.

Ka plot 15 kushte dhe nuk i luan topi, bile me DOKUMENT që në 24 Mars.

Atij DOKUMENTI të 24 Marsit Rezoluta e Parlamentit Europian i vuri mbrëmë një vulë të madhe, me të djathtë e të majtë. Aq sa edhe relatori ishte i majtë.

Në 24 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka vendosur plotësimin e detyruar të 15 kushteve PËRPARA hapjes së negociatave.

I ka rreshtuar një për një Kushtet, nga i pari tek i fundit.

JA PËR HERË TË PARË DOKUMENTI ORIGJINAL i datës 24 Mars, u cili ju fsheh shqiptarëve të mbyllur në karantinë, mbërthen për gryke Kryegënjeshtarin e qeverisë.

Lexoni këtë DOKUMENT shumë të rëndësishën që iu fsheh publikut dhe krahasojeni me gënjeshtrat e trasha të këtij njeriu në hall të madh dhe që s’di ku të fusë as kokën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?