Vasili: SPAK të hetojë. Rama nuk i shpëton dot drejtësisë për krimin me pandeminë! (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga SPAK nisjen e hetimeve për kreun e qeverisë Edi Rama lidhur me keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili ka renditur të gjitha deklaratat kontradiktore të kreut të qeverisë lidhur me mënyrën sesi duhej përballur pandemia.

Nënkryetari i LSI-së shprehet se Shqipëria ka sot numrat më negativ të pandemisë dhe kjo është përgjegjësi direkte e kreut të qeverisë. “Dështimi është provuar me fakte. Shifrat flasin vetë dhe janë sot 700% më të larta se në të ashtuquajturin pik të pandemisë ku maksimumi ishte 27 raste. Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë. Rendojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar”,- deklaron Petrit Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Edi Rama nuk i shpëton dot drejtësisë për krimin me Pandeminë! Menaxhimi i pandemisë u përqendrua qëllimisht në grushtin e Edi Ramës. Rama bëri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin vetëm për qëllime politike.

Dështimi është provuar me fakte. Shifrat flasin vetë dhe janë sot 700% më të larta se në të ashtuquajturin pik të pandemisë ku maksimumi ishte 27 raste. Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë. Rendojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar.

Meqenëse SPAK nuk i gjen dot faktet për të filluar hetimin ndaj Edi Ramës për menaxhimin kriminal të Pandemisë po e ndihmojmë me deklarimet e rrezikshme dhe me pasoja shume te renda të Edi Ramës.

Lexojini vetë deklarimet e tij skandaloze:

Rama në 2 maj deklaronte: “Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor: “doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Me 17 mars Rama refuzonte të bënte testime, ja çfarë thoshte: “Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv u thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”.

Me 27 maj e quajti te fituar betejen dhe deklaroi:  “Të dashur miq, motra e vëllezër, Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19.”

Të nderuar zotërinj te SPAK në VIDEO keni edhe mjaft prova te tjera që edhe në mos i shqyrtofshi ju sot s’ka asnjë problem sepse “DREJTESIA VONON POR NUK HARRON”.

https://www.facebook.com/1701679976798494/posts/2470877389878745/

SHKARKO APP