Vasili: Stuhia e qindra mijëra njerëzve e frikësoi Ramën, sa bëri sikur u tërhoq nga ulja e pagave dhe pensioneve

Nga Petrit Vasili

Stuhia e qindra mijëra njerëzve në rrjetet sociale e frikësoi aq keq Ramën sa që nxori kokën me vrap nga vrima e FB nga ku qeveris, që të lëshonte gënjeshtren e radhës e të mohonte uljen e pagave dhe pensioneve.

E kisha paralajmëruar në FB tim disa orë përpara dhe ashtu ndodhi, Rama doli e bëri sikur u tërhoq nga ulja e pensioneve dhe rrogave.

Filmi i parë dhe i stërparë u shfaq sërish, sërish bajat, sërish gënjeshtar….në fund të fundit si gjithmonë.

Nxori nga goja ca zhurma erëkeqija, porositi ca gazeta që ta kishin në faqe të parë bashkë me ndonjë lajm të gënjeshtërt rritjeje pensionesh, po nuk harroi edhe ca portale, që ta mbanin lajm kryesor, shto këtu edhe me notification, ah se harrova edhe komentuesit, që paguhen nga djersa e shqiptarëve me rrogat e shtetit, që u vërsulën me komente idiote ….dhe shfaqja mbaroi këtu!

Beqaj normalisht u shit nga Rama, se edhe destinacioni i tij në këtë rast ishte njëpërdorimësh dhe fajtori u gjet…ha ha ha ishte opozita.

Këto ishin dy aktet e Komedisëe së Zezë propagandistike të Ramës.

Sa për realitetin këtu do të jemi dhe do shihni se si edhe ky mashtrim do të bjerë dhe rrogat e pensionet do të goditen.

Deri atëherë çdo naiv, qe rron me iluzione le të mbahet me budallëqet e Ramës në FB, ndërkohë projektet për shkurtim pagash jo 10% por deri 33% po valojnë nëpër zyrat e ministrive…!?

SHKARKO APP