Vasili: Zgjedhjet me standarde, e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur se vendimi i katër anëtarëve të KQZ është i paligjshëm.

Ai theksoi se është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Vasili tha se refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

“13 tetori është data e zgjedhjeve që edhe kjo u rrëzua nga KQZ duke shkelur ligjin. Kërkesat formale të opozitës nxorën qartë se kemi të bëjmë me 4 kamikazë që dalin mbi ligjin dhe Kushtetutën. Dekretet e presidentit i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese, siç tha edhe raporti i ODIHR. Askush nuk është ankuar as në Gjykatë Kushtetuese dhe as në ndonjë gjykatë tjetër jashtë vendit”, u shpreh Vasili.

“Shqiptarët e kanë shumë të qartë se duhet të jenë një front pasi përballë kanë vetëm pushtete të kapura”,  shtoi nënkryetari i LSI.

Pas depozitimit të kërkesës suaj ditën e sotme, qytetarët si duhet ta lexojnë, a ka një përcarje në kampin opozitar teksa vetëm 3 parti kanë dorëzuar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit?

Opozita ka qenë është vazhdon të jete dhe do të jetë e bashkuar, dëri në ditën e fundit në arritjen e fitores për largimin e këtij kryeministri. Sot kemi hedhur një hap tjetër, mbasi dy ditë më parë e kishim depozituar një kërkesë KQZ për hapjen e procedurave për zgjedhjet. Sot kërkuam të bëjmë regjistrimin formal. 4 anëtarët kamikazë socialiste të KQZ. Sot u vërtua që KQZ është një institucion i kapur nga Rilindja. Sot kërkuan të regjistrohemi formalisht. Zgjedhje sa më parë dhe me standarte si rruga e vetme e zgjidhjes. Kemi qenë të qartë fitorja do të vijë jo nëpërmjet një pazari po nëpërmjet zgjedhjeve. 4 kamikazët e KQZ kanë shkelur ligjin. Që prej daljes së dekretit të presidentit për 13 tetorin KQZ duhet të niste procedurat për plotësimin e KZAZ-ve që në 8 korrik. Kërkesa jonë vuri në pah dy vullnete. Vullnetin tonë për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vullnetin e Edi Ramës për të bërë zgjedhje moniste. Kërkesa për regjistrimin dhe kërkesa e së premtes për fillimin e procedurave do jenë dy fjalitë e para të akt akuzës për 4 anëtarët kamikazë të KQZ.

SHKARKO APP