Vendimi final i Venecias: Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës dhe nuk tejkaloi kompetencat

Komisioni i Venecias në dokumentin final për anulimin e 30 qershorit konfirmon se veprimet e Presidentit Ilir Meta nuk janë shkelje dhe as tejkalim i Kushtetutës. Për pasojë, Venecia thotë në raportin përfundimtar se veprimet e kreut të shtetit nuk kanë asnjë element që mund të justifikojnë shkarkimin e tij nga Parlamenti.

Dokumenti zyrtar thekson vetëm se kreu i shtetit veproi pa konsensus mes palëve politike, një konfirmim ky që nuk përbën asnjë shkelje. Gjithashtu, Venecia thotë se nuk ka ligj për dekretimin apo zhdekretimin e zgjedhjeve. Fakti që nuk ka ligj do të thotë se nuk ka asnjë dispozitë ligjore e cila është shkelur.

Drafti final i Venecias, ndryshe nga ai i disa javëve më parë që qarkulloi në media, është me i qartë dhe thekson se nuk ka shkelje dhe as tejkalim. Në këtë mënyrë, Komisioni i Venecias ka rrëzuar gjithë propagandën e PS-së se gjasme ky institucion gjeti shkelje kushtetuese.

Praktikisht Komisioni i Venecias ka rrëzuar Draf-Opinion e reporterëve që erdhën në Tiranë me ftesë të Kuvendit. Nëse krahasohen dy dokumentet, ai i miratuar sot dhe ai që u publikua nga PS disa javë më parë, shihet se është hequr shprehja që pretendonte se Presidenti Meta ka “tejkaluar kompetencat”, duke anuluar, dhe më pas, caktuar një datë të re për zgjedhjet lokale.

Ky ishte edhe argumenti që PS përdori gjerësisht për të krijuar përshtypjen se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Me sa duket, informacioni shterues i dërguar nga Presidenti i Republikës, ka bërë që Komisioni të amendojë drafin e rrjedhur në media pak kohë më parë.

Pika 99 ishte kështu; Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do t’i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

Ndërsa në dokumentin final është formuluar kështu: I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Ndërsa më pas Venecia shton se… këto akte mund të mos plotësojnë kriteret e nevojshme të një serioziteti të mjaftueshëm në rrethanat për të autorizuar një shkarkim të Presidentit.

Lexoni edhe

SHKARKO APP