Vendimi i Biden për prodhimet vendase, Panariti: Dashuria për vendin është veprim. Tek ne mbizotërojnë interesat e importit
Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti ka komentuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden që urdhëron qeverinë federale që të blejë vetëm prodhime Made in USA (prodhime vendase).
Sipas Panarit, kjo është edhe ajo që ka kërkuar por që sipas tij, askush nuk ja vë veshin sepse mbizotërojnë interesat e importit mbi ato të prodhimit vendas.
”Për ti dhënë frymë prodhuesve vendas dhe fshatit, të shtypur nga mungesa e tregut dhe e financimeve! Sepse dashuria për qytetarin dhe për vendin, nuk është thjesht deklarim por mbi të gjitha është dhe mbetet veprim”,-shkruan Panariti.
Postimi i plotë nga Edmond Panariti
Dashuria për vendin është veprim dhe jo deklarim! Presidenti Biden, firmosi urdhërin për qeverinë federale për të blerë vetëm prodhime Made in USA.
Atë që kemi kohë që kemi kërkuar që të bëhet edhe këtu por që askush nuk ja vë veshin, sepse mbizotërojnë interesat e importit mbi ato të prodhimit vendas.
Çfarë kemi kërkuar?
Kemi kërkuar që Ushtria, Forcat e Rendit, Spitalet, Kopshtet, çerdhet, azilet të furnizohen dhe të blejnë vetëm prodhim vendas shqiptar.
Për ti dhënë frymë prodhuesve vendas dhe fshatit, të shtypur nga mungesa e tregut dhe e financimeve! Sepse dashuria për qytetarin dhe për vendin, nuk është thjesht deklarim por mbi të gjitha është dhe mbetet veprim!