Vetëm kufijtë shqiptaro-shqiptarë mbeten të mbyllur dhe burrështetasit e “Shqipërive” tona vazhdojnë të na mbrojnë nga infektimi!

Nga Kim Mehmeti

Besoj se e lexuat lajmin: qytetarët e vendeve të rajonit do mund të hyjnë në Serbi pa detyrimin të kenë test negativ për Covid-19! Vetëm kufijtë shqiptaro-shqiptarë mbeten të mbyllur dhe burrështetasit e “Shqipërive” tona vazhdojnë të na mbrojnë nga infektimi i ndërsjellë! Nga ta dish: mbase ata e dinë se jemi përcjellës të rrezikshëm të viruseve, apo se kemi shumë llafe por pak guxim që të nisemi drejt kalimeve kufitare dhe, të shohim se cila polici do mundet që neve të kësaj ‘Shqipërie” të na e ndalojë takimin me të afërmit tanë të ‘Shqipërisë’ tjetër?! Apo ndoshta neve na pëlqen mbyllja e kufijve si në kohën e Enverit sepse ashtu kemi më pak vizitorë gjatë festave e vdekjeve, me çka edhe na pakësohen harxhimet?!”

SHKARKO APP