A je “i fortë” përballë shtetit? Ja si e pëson…! (video)
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme apo zënia e hapesirave publike.
“S’ka pushim”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë pamje nga shembja e disa ndërtimeve pa leje në Shkodër dhe disa opinione të qytetarëve.
Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. Qytetarët e vlerësuan këtë ndërhyrje si pozitive, teksa shprehen se shembja e tyre është e drejtë, ia ka vlejtur, pasi kishin bllokuar rrugët e qytetit.
Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
KOHA JONË SONDAZH

