Video që nxjerr bllof Ramën, Vasili: Dekoroi ambasadorë për negociatat që nuk u hapën

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave të tij kanë nisur këto ditë një sulm kundër kreut të shtetit, për dhënien e dekoratave. Kreu i qeverisë thotë se nuk duhen shpërndarë dekorata nga Presidenti edhe pse ata që po vlerësohen janë Dëshmorë të Atdheut dhe njerëz me kontribute në sport, artë dhe Shkencë. Shumica e tyre janë harruar nga qeveria dhe dekorimet e Presidentit janë një gjest i duhur shtetëror, por edhe moral për gjithë shoqërinë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sjellë sot në vëmendje një fakt të harruar dhe skandaloz të kryeministrit Edi Rama me dekoratat. Disa vite më parë, kreu i qeverisë dekori diplomatë të Shqipërisë dhe Ambasadorë me medalje për hapjen e negociatave, të cilat realisht nuk janë hapur.

“Karagjozi, që ndante medalje për Negociatat e pahapura! Ky karagjoz mbajti 10 ore fjalim se pse Presidenti dekoroi Vojo Kushin etj, burra dhe gra, që i kanë bërë nder këtij vendi me veprën e tyre.

Shikojeni këtë karagjozin, qe u jepte medalje Ambasadorëve për Hapjen imagjinare te Negociatave, që nuk ka ndodhur edhe sot e kësaj dite. Hajde merre seriozisht këtë karagjoz, qe s’rron dot pa gënjyer”,- shkruan Vasili në reagimin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/266096601305819

SHKARKO APP