Video që tregon se si qeveria dha naftë falas për votime, një ditë para 25 prillit

Veç pagesave me lekë, një formë e përhapur e manipulimit të zgjedhjeve të 25 prillit rezulton se ka qenë dhe “dhurimi” i naftës për fermerët.
Video më poshtë tregon sesi një fermer deklaron se ka marrë 170 litra naftë, me vlerë rreth 30 mijë lekë të reja, si pjesë e subvencioneve të qeverisë. “Dhurata” e qeverisë i është dhënë një ditë para zgjedhjeve dhe normalisht që me naftë i është blerë dhe vota për partinë në pushtet.
Skema e subvencioneve të fermerëve është përdorur në gjithë qarqet e vendit dhe shumica e ndihmave janë dhënë vetëm muajin e fundit para zgjedhjeve.

SHKARKO APP